Berisha: Të shtunën, Foltorja e Vlorës në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, njoftoi zyrtarisht takimin e radhës së Foltores.

Ky takim do mbahet të shtunën në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës në Vlorë.

Njoftim!

Ditën e shtunë me datë 25 shtator në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Vlorë do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlorës të marrin pjese. Vetëm të bashkuar fitojmë!