Arrestohet në Spanjë, trafikanti kolumbian i drogës që bashkëpunonte me shqiptarët në Itali

Julio Cesar Hurtado Rodriguez u arrestua në Valencia dhe tani pritet ekstradimi.

Palermo - Trafikanti kolumbian i drogës Julio Cesar Hurtado Rodriguez, një i arratisur, mbi të cilin ishte shpallur një urdhër -arrest evropian për trafikun ndërkombëtar të drogës u identifikua dhe u arrestua në Valencia, Spanjë.

Hurtado u zbulua falë hetimeve të Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia dhe GdF së Komandës Provinciale të Catania, me bashkëpunimin e Scico (Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar) dhe policisë spanjolle Cuerpo Nacional de Polizia.

Trafikanti i drogës, i cili tani është në pritje të ekstradimit, ishte ndër ata që kishin marrë një urdhër paraburgimi të lëshuar nga gjykatësi i Catania më 25 maj kundër 13 të dyshuarve për organizim kriminal dhe shpërndarje droge: me atë rast, u shpartalluan dy grupe kriminale që operonin në kryeqytetin Etna për tregtimin e drogës. Ky hetim çoi në kapjen në shumë raste të një totali deri në 367 kilogramësh marihuanë dhe kokainë.

Grupi i parë, i drejtuar nga dy vëllezër kolumbianë, i ishte kushtuar trafikimit të kokainës.

Grupi i dytë kishte dy degë: e para, e përbërë nga shtetas shqiptarë, importonte drogë nga Shqipëria, duke ua rishitur atë kriminelëve sicilianë dhe dega e dytë, që e shiste marihuanën në Catania.