Reali hap thesin, 30 milionë euro për ta pasur në klub yllin e PSG-së

Sulmuesi kampion bote me Francën, Kylian Mbappe, ka futur në luftë klubin e tij, PSG, dhe Realin e Madridit.

Të parët duan të rinovojnë kontratën me të, teksa ajo aktuale përfundon verën e vitit 2022.

Spanjollët nga ana e tyre po tentojnë të bëjnë çdo manovër të mundshme për ta joshur francezin të lërë kryeqytetin e këtij vendi dhe të transferohet në kryeqytetin e Spanjës.

Nga 1 janari Mbappe do të jetë i lirë të firmosë me çdo klub.

Sipas “ABC”, klubi spanjoll është gati të ngrejë një mur gjigant për Mbappen, i cili pritet të ketë një klauzolë prej 1 miliard eurosh.

Por nuk mbaron me kaq. Po sipas së njëjtës media, Reali do t’i ofrojë një pagë neto prej 20 milionë eurosh në sezon, që në fakt është shumë larg 36 milionë eurove që është gati t’i ofrojë PSG-ja për rinovimin. Por madrilenët kanë disa avnatazhe, të paktën siç pretendojnë mediat iberike.

“Los blancos” duan të shfrytëzojnë faktin se Mbappe ëndërron të luajë për klubin “mbretëror”.

Presidenti, Florentino Perez ka gati dhe një lëvizje surprizë për të joshur sulmuesin. Po sipas “ABC” nëse Mbape firmos për madrilenët ai do të marrë “cash” në dorë një shumë prej 30 milionë eurosh, teksa do të ketë dhe më shumë përqindje fitimi nga të drejtat e imazhit.