Mediat italiane: Davide Pecorelli rrezikon urdhër-arresti nga Shqipëri

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli rrezikon një urdhër-arresti nga Shqipëria për krimet e kryera këtu.

Sipas medieve italiane, prokuroria e Pukës do të lëshojë një kërkesë për urdhër-arresti ndërkombëtar. Corriere Dell’Umbria shkruan se prokuroria po kërkon për bashkëpunëtorë të italianit.

Pecorelli u shpall i zhdukur në zonën e Pukës në Shqipëri. Makina e tij u gjet e djegur dhe brenda saj kishte kocka.

Kur ishte menduar se Pecorelli ka vdekur, ai u shfaq pranë ishullit të Montekristos në Itali. Italiani tha se ishte zhdukur për shkak të borxheve dhe krimeve që kishte kryer në Itali.

Pecorelli tha se kishte jetuar në një manastir në Bosnje, por të dhënat tregojnë se ai po e kalonte kohën në Vlorë.

Italiani u ka thënë medieve se ka zbuluar thesarin e Montekristos.

Mediat italiane thonë se brenda pak ditësh pritet të merret vendimi për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj tij.