Nuk do ta besoni shumën marramendëse të bishtit të Kim Kardashian në Met Gala 2021

Paraqitja e Kim Kardashian në Met Gala po vazhdon të përflitet akoma edhe pasi ka në kaluar 10 ditë nga mbrëmja gala.

E mbuluar e tëra me të zeza përfshi edhe fytyrën ajo bëri bujë duke pushtuar rrjetin me fotografitë e saj.

Por kombinimi nga marka Balenciaga nuk ishte i vetmi element i shtrenjt i pamjes së saj Met Gala 2021.

Ajo e shoqëroi veshjen tërësisht të zezë me një bisht flokësh 190.5 centimetra të gjatë.

Por, bishti kishte një çmim goxha të lartë! Stilisti i flokëve, Chris Appleton, zbuloi gjatë në Instagram gjatë një sesioni me pyetje se ai bisht kushtoi mbi tetë mijë euro.

Ndërsa shtesat e shtrenjta të Kardashian ishin të dukshme gjatë Met Gala, përkundër kostos, vëmendjen kryesore e mori veshja e saj.