Sporti në zi/ Ndërron jetë peshëngritësi Vehap Xhindoli

Peshëngritësi shqiptar, Vehap Xhindoli është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 80-vjeçare.

Peshëngritësi elbasanas fitoi një sërë titujsh në rininë e tij duke vendosur emrin përkrah ikonave të sportit shqiptar.

Pasi u shkëput nga sporti, Xhindoli iu përkushtua librave kryesisht përkthimeve në gjuhën frënge.

Lajmi u bë i ditur nga miqtë e ish-peshëngritësit duke i përcjellë ngushëllime familjarëve të 80-vjeçarit.