SPAK kërkoi lirimin nga burgu, gjykata lë sërish në qeli Selim Çekajn

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.

GJKKO mori këtë vendim edhe pse ndaj tij SPAK kishte kërkuar masën e arrestit në shtëpi.

Selim Çekaj përfundoi në prangat e Policisë pas zbulimit të 49 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar prej tij.

E njëjtë metodë trafiku e lëndës narkotike ishte zbuluar më herët, ku përfundoi në  prangat Arbër Çekaj, djali i 72-vjeçarit.

Selim Çekaj u arrestua në 1 prill pas gjetjes së 49 kg kokainë të fshehur në një kontejner me banane të porositur prej kompanisë së tij në Ekuador. Hetimi i nisur nga Prokuroria e Durrësit u përcoll në SPAK, por hetimi nuk zbuloi lidhje mes tij dhe drogës.

Ndonëse në fillim të gushtit Prokurorët e SPAK kërkuan zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën “arrest në burg”.