EMRI/ I gjendet armë zjarri e municion në banesë, arrestohet kuksiani

Vihet në pranga nga policia e Kukësit, një 51-vjeçar që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë. 

Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Personi i bënë në pranga bëjnë me dije burimet është Adem Doda.

Ja njoftimi i policisë:

Kukës

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga 51-vjeçari që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë. 

Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës,  për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak".