Kush e qëlloi 65-vjeçarin në Lushnjë pa zbardhur dita?! Zbardhet misteri, arrestohet i vëllai

Ka pasur një ëprfundim të habitshëm, plagosja  e 65-vjeçarit Faik Veliu mëngjesin e sotëm në Ngurrëz të Vogël në Lushnjë, kur ai sapo kishte dalë në oborr.

Policia ka nisur krehjen e zonës dhe ka arrestuar si autor, vëllanë e 65-vjeçarit, Sami Veliun bashkë me armën e zjarrit me të cilin tentoi vëllavrasjen.

Policia e Lushnjës njoftoi se “si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore,  u bë e mundur identifikimi dhe  kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.

Autori është shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65-vjeçarit.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar dhe arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.”

Pritet që më vonë Policia të japë shkaqet e këtij krimi të radhës brenda familjes.

Faik Veliu, 65 vjeç, banor i fshatit Ngurrëz e Vogël në Lushnjë, u plagos me armë zjarri mëngjesin e sotëm në rrethana misterioze. Plagosja ka ndodhur në orën 5 të mëngjezit kur ai doli në oborrin e tij.

Policia e Lushnjës njoftoi se sot rreth orës 5:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.