E qëllojnë në oborrin e shtëpisë, 65-vjeçarin në Lushnjë, Policia nis krehjen e zonës

Faik Veliu, 65 vjeç, banor i fshatit Ngurrëz e Vogël në Lushnjë, është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në rrethana misterioze. Plagosja ka ndodhur në orën 5 të mëngjezit kur ai doli në oborrin e tij.

Policia e Lushnjës njoftoi se "sot rreth orës 5:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit."