Bebe Rexha tregon pa komplekse linjat e kolme të trupit në daljen e fundit

Kantautorja Bebe Rexha u shfaq me një fustan të zi të shkurtër me një të çarë të madhe te pjesa e kofshës, ndërsa ishte për darkë me miqtë të ,ërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja e mega-hitit “Meant To Be”, 32 vjeçe, dukej se ishte në një humor gazmor teksa hyri në “Giorgio Baldi” në Santa Monica, shkruan DailyMail.

Ajo e kishte veshur fustanin e saj provokuese me një palë geta në formë rrjete dhe taka të trasha ngjyrë rozë.

Pjesa e epërme e fustanit të saj me dekolte të hapur, bëri që dukja e artistes shqiptare të dukej edhe më atraktive.

Bukuroshja bionde i kishte lënë flokët e saj në valë të lirshme pas shpinës, ndërsa kishte vënë një makijazh tërheqës në fytyrë.

Për aksesorë, ajo kishte zgjedhur byzylykë të artë të trashë dhe vathë të hollë.