VIDEO/ Dudushi: Llalla u përplas me ambasadorin Lu, perceptimi publik për të ishte se…

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për arratisjen e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Dudushi thekson se Llalla njohu përplasje të mëdha me ambasadorin Donald Lu, duke shtuar se perceptimi për Llallën ishte se pengonte punën e organit të akuzës.

“Llala kur ishte kryeprokuror, kishte përplasje me ambasadën amerikane. Llalla doli ndesh me reformën në drejtësi. Llalla ka dhënë versione, duke thënë se ishte akuzuar nga SHBA etj. Llalla ishte peshku i madh i parë dhe tani pyetja është kush e ka radhën.

Llalla në krye të Prokurorisë së Përgjithshme ka penguar punën, thotë perceptimi i publikut. Llalla ishte i pandehur dhe normalisht që ka thënë versionin e tij, që mund të kenë baza, por edhe mund të mos ketë”, deklaron Dudushi.