VIDEO/ Gjokutaj: Adriatik Llalla nuk është diskriminuar në këtë rast, u hetua nga ish-vartësit

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, foli për arratisjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llallës.

Gjokutaj thekson se Llalla nuk është diskriminuar në këtë çështje, sepse është hetuar nga ish-vartësit.

“Adriatik Llalla është akuzuar për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, pra nuk e ka deklaruar në formular që plotësohet për zyrtarët e lartë.

Llalla nuk është diskriminuar, sepse e kanë hetuar vartësit e tij. Policia ka nisur kërkimin, 3 muaj është në kërkim kombëtar dhe pastaj i bie që të shpallet në kërkim ndërkombëtar. Llallës i duhet hequr pashaporta”, deklaroi Gjokutaj.