Rama poston foto me Soros në Nju Jork, komentuesit e masakrojnë
Kryeministri Edi Rama postoi një foto me miliarderin kontrovers, George Soros, të cilin e takoi gjatë vizitës në Nju Jork.
“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur,” shkruan Rama.
Por komentuesit e kanë masakruar me reagimet e tyre, sidomos ata që duket se janë nga Kosova. Kujtojmë se Soros është investuar në projektin e ndarjes së Kosovës, ndërsa është akuzuar se ka ndihmuar Edi Ramën në kapjen e çdo pushteti në Shqipëri.
Lexoni më poshtë disa prej komenteve:
Nysret Abdullahu- Nuk besoj që ia don të mirën shqiptarëve (Sorosi).
Jeton Neziri- Pffff, marre të koftë. Pro-serbi, pro-rusi.
Meriton Canaj- Ti je lodra e tij.
BE Handels- George Soros është nana e të këqijave në 50 vitet e fundit.
Redjon Sako- Soros =gjakpirës.
Nue Jakaj- Hee ishalla pandemia ju myt të dyve se qenkeni të lodhur të dy.
Biba Erlin- Edhe ti varës i Soros-it ?!!! Pupupu e bleu Shqipërinë ky plakush që ka ble gjithë botën.
Meti Ademi- Ju jeni e keqja e njerëzve. Kurrë Shqipëria s’ka pasur me sahanlepirës kryeministër.
Dritan Panci- Ky nuk është mik i askujt, ky është bastardi më i madh në botë.
Korab Gjana- Ky nuk është mik i Shqipërisë apo ndonjë shoqërie tjetër ndokund në botë. Ky është një rrjeps propagandistik që josh sofra me tenxhere bosh.
Bekim Aliu- Georg Soros, një mik i madh i Serbisë.
Sokratis Qyra- Mbaje fort dhe mos e lësho se ja vlen, që po bën lëmsh gjithë Ballkanin dhe bashkë me të dhe Shqipërinë apo ty s’të bëhet vonë për këtë?