Konkurrenti suprizon me lule 3 vajzat e 'Përputhen', zemërohen dy vajzat e tjera

Ditën e sotme në 'Përputhen' nuk munguan dhuratat romantike.

Ishte Ekladi ai që suprizoi tre nga vajzat me buqeta me  lule, të cilat sipas tij , personalizonin mirë secilën prej tyre.

Lulet ishin për Adën, Mikelën dhe Alvisën, duke lënë kështu pa suprizuar Ridvanën dhe Tolen.

Gjatë kohës që Ekjajdi zgjodhi të justifikohej për arsyen se pse nuk ju dhuroi lule dy vajzave, nuk mungoi as irritimi i Toles, e cila tha: ‘Nuk ke çfare thua fare’, duke mos fshehur dot kështu zemërimin e saj.