Kina dërgon 24 avionë luftarakë në Tajvan

Kina dërgoi 24 avionë luftarakë në Tajvan, pasi autoritetet e atij ishulli njoftuan se kishin ndërmend të bashkoheshin me grupin tregtar të vendeve të Paqësorit, në të cilin Pekini gjithashtu aplikoi për anëtarësim.

Ushtria kineze dërgoi aeroplanë luftarakë në Tajvan dy herë, 19 avionë u ngritën në mëngjes dhe pesë të tjerë pasdite.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se po gjurmonte avionët kinezë duke përdorur një sistem të mbrojtjes ajrore.

Vitin e kaluar, Kina dërgoi avionë luftarakë në Tajvan pothuajse çdo ditë.

Kina dhe Tajvani kanë qenë në konflikt që nga viti 1949, kur nacionalistët u strehuan në ishull, të mundur në luftën civile të Kinës.

Pekini ende e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe kundërshton anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Tajvani ka njoftuar se ka paraqitur një kërkesë për t'u bashkuar me Marrëveshjen e Partneritetit Gjithëpërfshirës dhe Progresiv Trans-Paqësor, duke hapur kështu një mosmarrëveshje tjetër me Pekinin.