Zjarr i madh pranë fshatit Borizanë të Krujës, zjarrfikësja e ka të pamundur ndërhyrjen

Edhe pse ditët e nxehta kanë ikur, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme në Borizanë të Krujës.

Sipas raportimeve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që po merr përmasa të mëdha e favorizuar edhe nga era.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit.