E reja nga Tirana humbi betejën me Covid, sindroma ia rëndoi situatën
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së sotme në Infektiv.
Viktima më e re e 24-orëve të fundit është një 33-vjeçare. Bëhet me dije se 33-vjeçarja është shtetasja me inicialet D.Z.
E reja ishte e shtruar prej disa ditësh në Infektiv, por duket se gjendja e saj shëndetësore është rënduar edhe për shkak të sindromës doën.
Mutacioni “Delta” ka rritur ndjeshëm rastet e reja në vendin tonë, ndërsa është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital.
MSH ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për vaksinimin e qytetarëve, si forma më e mirë për mbrojtje nga Covid.