VIDEO aksidenti/ Bllokohet rruga Kavajë-Durrës, policia: Do jetë e bllokuar, udhëtoni drejt ...

Rruga nga Kavaja në Durrës është përballur pasditen e sotme me një trafik të dendur. Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur pranë Golemit.

Qindra automjete presin në radhë derisa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë për të normalizuar qarkullimin e mjeteve. Fatmirësisht nuk raportohet për jetë të humbura.  

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.