VIDEO/ Nuk ndalet Endri Çekiçi, shënon edhe golin e dytë për Konyaspor

Ditë fantastike kjo e sotmja për Endri Çekiçin. Pasi shënoi një supergol në minutën e 20-të në takimin mes Konyaspor dhe Trabzponspor për barazimin 1-1 (kampionati turk), mesfushori pogradecar realizon edhe golin e dytë personal. Në fillim të pjesës së dytë, Çekiçi bën gjithçka mirë, duke çuar topin pas shpinës së portierit.

24 vjeçari po përshtatet mjaft mirë me ekipin, pasi ky është sezon i parë me këtë fanellë. Futbollisti i Kombëtares, Çekici vijon të “vjedhë” skenën në Turqi, duke e bërë këtë gjë jo ndaj një rivali jo shumë të vështirë, por ndaj gjigandëve të Trabzonspor.