Tragjike/ E njoftuan se po i grabisnin farmacinë, pronari shqiptar ndërron jetë rrugës nga infarkti

Një ngjarje tragjike raportohet nga Shkupi, ku pronari i një farmacie në Çair Ali Skënderi, në Maqedoninë e Veriut ka ndërruar jetë tragjikisht nga një infarkt në zemër.

Ai ishte lajmëruar në celular se disa persona ishin futur në farmacinë e tij dhe po e grabisnin.

Rrugës për te farmacia e tij në rrugën “Xhon Kenedi” ai ka ndërruar jetë. Skënderi ka lënë pas katër fëmijë, tre vajza dhe djalin e porsalindur.

Menjëherë pas denoncimit së rastit, në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorit të grabitjes.