Çfarë i ndodhi? Eni Koçi shfaqet me fasho në këmbë

Para disa kohësh, Eni Koçi dhe partneri i saj Genc Prelvukaj kanë zbuluar përmes disa postimeve në rrjete socilae se po vizitojnë disa vende malore.

Gjatë kësaj aventure të bukur që kanë ndërmarrë, një incident i pakëndshëm duket se ka ndodhur me këngëtaren.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet me gjurin e fashuar dhe shkroi: “U ruajta sa u ruajta për të mos u rrëzuar kur dolëm nëpër male dhe si përfundim u rrëzova sa dola nga makina”, tregon Eni.