Çfarë po ndodh? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e filluan lidhjen e tyre të dashurisë para disa muajsh dhe që nga ajo kohë jan ëkthyer në një nga çiftete më të komentuara të shoëbizit.

Ata u kthyen në krahët e njëri-tjetrit pas dy dekadash dhe çelësi i marrëdhënies së shkëlqyer që ata kanë qëndron te fakti se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjet sociale.

Sipas “Daily Mail” Ben ende nuk ka ndarë asgjë nga ramanca e tij me Jennifer në rrjete sociale, ndërsa nga na tjetër Jennifer nuk e ka etiketuar Ben në foton që ka publikuar në lllogarinë  e saj.

Sipas një burimi, çifti po planifikon të kalojnë pushime edhe me fëmijët e tyre.

“Ata të dy do të bëjnë pushime. Për Jennifer, Krishtlindjet kanë të bëjnë me fëmijët. Ajo e bën këtë festë shumë të veçantë për ta,”- tha burimi, duke shtuar se “Ben dëshiron të jetë gjithashtu me fëmijët e tij, prandaj mund t’i kalojnë pushimet e ardhshme së bashku me ta“.