Denoncimi i Berishës/ Historia e lobimit 10 mln USD nga Soros për Lu

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur nga takimi i Foltores në Fier, deklaroi se miliarderi George Soros e ka sulmuar për shkak të qëndrimit të mbajti kundër ndarjes së Kosovës dhe kapjes së reformës në drejtësi.

Berisha tha në atë takim se Soros ka shpenzuar 10 milionë dollarë duke lobuar që Donald Lu të shkonte ambasador në Kirgistan. Por mediat e majta, madje edhe disa portale pranë kreut aktual të PD, e raportuan me ironi këtë fakt, sikur të ishte një shpikje.

Megjithatë, kjo nuk është një deklaratë e dalë nga Berisha, por një fakt i arritur pas një investigimi të portalit amerikan Free Beacon në vitin 2018.

Sipas portalit, organizata e Sorosit ka shpenzuar 10.37 milionë dollarë për dy muaj në vitin 2018. Kjo del nga dokumentat zyrtarë të lobimit në Uashington.

Qëllimi i lobimit ishte emërimi i Donald Lu si ambasador në Kirgistan dhe David B. Cornstein si ambasador në Hungari.

Skandalin në fjalë e denoncoi edhe SYRI.net.

Se përse duhet të shpenzojë Soros miliona dollarë për emrin e Donald Lu, kjo mund të merret me mend.