", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/23/auto_lp1632387836.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Bill Gates vihet në siklet kur pyetet për Jeffrey Epstein, ja çfarë tregon gjuha e trupit sipas psikologëve

Thuhet se Gates u takua me Epstein dhjetëra herë nga 2011 në 2014.

Bill Gates aktualisht është duke bërë një turne në media për të folur për partneritetin e tij prej 1 miliard dollarësh të energjisë së pastër me korporatat e mëdha.

 Por pas intervistave të panumërta në rrjete të ndryshme televizive, Gates duket qartë që nuk ishte i përgatitur të pyetej për ndonjë temë të ndjeshme kur u ul për një intervistë në PBS NewsHour të martën në mbrëmje (21 shtator).

Dhe kjo u duk qartë kur prezantueja Judy Woodruff e pyeti filantropin për darkat e shumta që kishtë bërë me pedofilin Jeffrey Epstein.

Përgjigja verbale e Gates ishte e kuptueshme:

"Më vjen keq që e bëra këtë."

Por sipas mediave amerikane gjuha e trupit ishte më pak bindëse.

Kjo duket qartë në videon e mëposhte kur Gates shihet teksa prek gishtin ku mbante unazën e martesës teksa flet për Jeffrey Epstein.

Shikimi i tij bëhet i papërqendruar, dhe ndoshta më e rëndësishmja, ai qesh kur thotë për Epstein :

" E dini, kam ngrënë darkë me të. Më vjen keq që e bëra këtë. Ai kishte marrëdhënie me njerëz që ai tha se do t'i jepnin shëndetit global’.

Gates nënvizoi se ai i ndërpreu këto bisedime pasi kuptoi se ajo që tha Epstein nuk pasqyronte të vërtetën.

Gjatë intervistës Gates u pyet gjithashtu se çfarë bëri kur mësoi për të kaluarën e Epstein. 

Gates përsëriti keqardhjen e tij dhe deklaroi se nuk kishte asgjë të re për të thënë.

Kur u pyet nëse ai mori mësim nga këto biseda, Gates tha:

"Epo, ai ka vdekur, kështu që ... ju e dini, në përgjithësi, gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm’’ duke ndryshuar befas temën për të folur për  kontributet e tij filantropike që kishte arritur të bënte përmes fondacionit të tij gjatë vitet.

Çfarë na thotë gjuha e trupit të Gates për marrëdhënien e tij me Epstein sipas psikologëve?

Miliarderi pedofil Epstein dhe pioneri i teknologjisë Gates thuhet se janë të lidhur nga një ambicie e vetme. 

Një ish-punonjës i Gates dikur tha se Çmimi Nobel për Paqen "është ajo që Billi dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër në botë". 

Gates thuhet se besonte se Epstein mund ta ndihmonte ta arrinte këtë. 

Ashtu si shumë të tjerë me sa duket, ai mund të ketë mbyllur një sy ndaj akuzave dhe thashethemeve që rrethojnë Epstein në dritën e fuqisë dhe ndikimit të tij.

Kur Gates qesh ndërsa citon interesin e përbashkët të Epstein për filantropinë si një justifikim për korrespondencat e tyre të shumta, ndjehet sikur ai pothuajse po e pranon ironinë.

Nëse Gates në të vërtetë kafshoi gjuhën kur ishte fjala për aktivitetin e paligjshëm të Epstein për të siguruar një Nobel, biznesi në lidhje me interesin e tyre të përbashkët në filantropinë është më afër një gënjeshtre sesa një kompromisi.

Në secilin rast, Gates vazhdon të shfaqë komunikim nervor joverbal me përmendjen e Epstein. 

Ky nuk është aspak një reagim i panjohur.