‘E kam mik, madje...’ Lei Kraja rrëfen raportin që ka me ish-in

Lei Kraja ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ditë pas dite” në moderimin e Fjodora Fjorës.

Një nga tematikat kryesore që u diskutua ishte marrëdhënia me ish-at dhe deklarata që moderatoja sportive bëri mori shumë vëmendje.

Lei u shpreh s eme ish-in ruan një raport mjaft të mira, aq sa e ka ndihmuar edhe në zgjedhejn e unazës për partneren e tij të re.

“Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij”, u shpreh moderatorja e njohur.

Epo, pas kësaj deklarate mund të themi se Lei sapo na dha shembullin më të mirë të një shoqërie pas historisë së dashurisë të përjetuar.