Grabitje me armë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast grabitje e armatosur ka ndodhur në Podujevë.

“Është raportuar se katër viktimat, dy meshkuj dhe dy femra kosovarë, kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe armatosur, kanë hyrë brenda në shtëpinë e tyre dhe u kanë kërkuar një shumë parash.

Pasi viktimat kanë pohuar se nuk kanë para, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar dhe çështja vazhdon të hetohet.