Pas kujdestarisë së fëmijëve, ja me çfarë akuze përballet çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt në gjyq

Angelina Jolie dhe Brad Pit edhe pse ka disa muaj që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, duket se akoma janë në një ‘luftë’ të hapur mes tyre.

Deri më tani ata po ‘luftonin’ për të fituar kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa ditën e djeshme ata janë përplasur sërish në gjyq për jë pron ëtë tyren në Francë.

Bëhet fjalë për një vend ku ata i thanë “po” njëri-njëri tjetrin dhe lidhën jetët e tyre bashkë.

Sipas mediave të huaja, Jolie akuzohet se do t’i shesë aksionet e saj, por pa lejuar që ish-bashkëshorti t’i blejë ato.

Pit, nga ana tjetër është shprehur se ata kishin rënë dakord që në raste ndarje të mund të blinin pronat e njëri-tjetit.

"Vlen të përmendet se gjatë katër viteve të fundit, Nouvel [kompania e Jolie] nuk veproi në interesin më të mirë të Quimicum duke vonuar sistematikisht miratimin e llogarive vjetore dhe rinovimin e menaxherit,” thuhet në padi.