Portugalia ka shkallën më të lartë të vaksinimit COVID në botë

Portugalia tani është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga Our World In Data.

Rreth 84% e popullsisë 10.3 milion të vendit tani është plotësisht e vaksinuar. Kjo është norma më e lartë në botë, përpara Emirateve të Bashkuara Arabe (80.8%) dhe Singaporit (77.3%) dhe shumë përpara 61.6%për 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar plotësisht 85% të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësojë disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e sëmundjes.