Reali merr kreun e ‘La Liga’, Benzema dhe Asensio dhurojnë spektakël

Real Madrid dhuroi një lojë mjaft të bukur duke marrë një fitore të thellë 6-1 kundër Majorkës.

Asensio shkëlqeu me një tregolësh në këtë sfidë, ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Benzema dy herë dhe Isko.

Një fitore me argëtim për Realin që ngjitet në krye të La Liga-s në kuotën e 16 pikëve, ku ndjekin kampionët në fuqi të Atletikos me dy pikë më pak.