Policia ‘dështon’, Adriatik Llalla ka ikur nga Rinasi dy javë më parë

Policia e Shtetit bën me dije se ka shpallur zyrtarisht në kërkim kombëtar ish-kryeporkurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Ai ka dalë nga vendi ynë përmes Aeroportit të Rinasit dy javë më parë, me biletë udhëtimi drejt Italisë.

Mbetet e paqartë si Adriatik Llalla është larguar në mënyrë kaq të thjeshtë dhe kaq hapur nga vendi ynë, në një kohë kur GjKKO e kishte dënuar me dy vite burg për fshehje të pasurisë.

Ish-kryeprokurori kishte dërguar çështjen në Apelin e Posaçëm dhe duhej të priste vendimin e kësaj gjykate, por ka ikur dy javë para se të jepej vendimi.

Dyshohet se Llalla ka ikur në Itali për mjekim, por asgjë nuk është e sigurt.

Policia ushtroi edhe kontroll tek shtëpia e Adriatik Llallës, por siç pritej, nuk e ka gjetur në banesë.