Aksident i rëndë në Tropojë/ Plagoset këmbësori, transportohet me helikopter në Tiranë
Një aksident ka ndodhur në Tropojë pasditen e sotme, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur rëndë.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin E.T ka aksidentuar këmbësorin me iniciale S.T.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:55, ndërsa i lënduari po dërgohet me helikopter në spitalin e Tiranës.
Grupi hetimor po vijon nga puna për sqarimin e rethanave të aksidentit.
Njoftimi i plote i policisë:
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin E. T., ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T.
I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.