Edi Reja analizon Serinë A: Ja favoriti për të fituar titullin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dhënë një intervistë për “Canale 8”, ku foli në lidhje me garën për titullin kampion në Serinë A.

Tekniku italian e sheh Interin sërish favorit për titullin, por beson se edhe Napoli ka ekip për të luftuar deri në fund.

 “Për mua Interi ka humbur lojtarë të rëndësishëm, por i ka zëvendësuar me futbollistë cilësor dhe normal që ngelen favoritë”, u shpreh 75-vjeçari, që i pyetur mbi ecurinë e Napolit si skuadra më në formë e momentit tha:

“Napoli ka bërë mirë që ka marrë Spallettin. Më të në krye të kaltrit kanë gjetur besimin dhe shfaqen të motivuar, ndaj besoj se napolitanët i kanë cilësitë e duhura për t’i shkuar garës deri në fund dhe të luftojnë për titullin”, përfundoi Reja.