Komentatori i njohur sportiv në luftë me jetën, i biri bën apel për ndihmë

Komentatori dhe gazetari i mirënjohur vlonjat, Moisi Dalipaj po bën betejën më të rëndësishme, atë me jetën.

Djali i tij, Fatos Dalipaj, ka bërë thirrje për ndihmë për ndërhyrjen që do të bëjë i ati. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai ka njoftuar se komentatori me më tepër se 40 vjet në mikrofon e i ka përkushtuar jetën sportit, tani ka nevojë për ndihmë dhe kontribut nga kushdo.

 

“Te dashur miq,

 

Do dëshironim si familje të mos e shkruanim kurrë këtë status, por në këto ditë të vështira na duhet mbështetja juaj.

 

Babai im i mirë dhe mbi të gjitha komentatori i zellshëm Moisi Dalipaj është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë! Si pasojë e së cilës i duhet të kryejë një ndërhyrje tejet të komplikuar e një rrugëtim jo të lehtë që të sigurojë vazhdimësinë e shëndetit të tij. Moisiu është ai që na ka falur vetëm optimizëm dhe po vazhdon e bën edhe në këto momente shumë të vështira për të. Ndaj sot përulësisht dhe me shumë mirënjohje kërkojmë mundësinë për përballimin e kësaj ndërhyrje urgjente dhe jetike për babin tim.

 

Kërkojmë ndihmën tuaj dhe të gjithkujt në emër të jetës dhe shëndetit të Moisi Dalipit, nëse mundeni.

 

Faleminderit paraprakisht,

 

Familja Dalipaj.

 

Nr. i llogarise:001510399

 

Raiffeisen Bank

 

IBAN: AL84202210050000000001510399

 

AL 48202110440000000010510399

 

Swift:SGSBALTX

 

Emri:Moisi Fuat Dalipaj