Bebe Rexha në një bisedë virtuale flet hapur për shëndetin mendor

Bebe Rexha shtë një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në botë.

Ajo gjithashtu është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan shpesh postime dhe detaje nga përditshmëria e daj me ndjekësit.

Së fundmi ajo i përdori rrjetet e saj sociale për të komunikuar në një bisedë virtuale me autorin e famshëm Jay Shetty në rrjetin social Facebook.

Ata disktuan hapur para ndjekësve rreth shëndetit mendor.

Ndër të tjera ajo pohopi se shumica e këngëve të saj janë frymëzuar nga jeta reale dhe konkretisht nga lufta me shëndetin mendor.

Gjithashtu, 32-vjeçarja vuri në dukje se si një nga hitet më të mëdha në karrierën e saj, me titull “I’m a mess” ishte parë me paragjykim nga stafi i saj për shkak të titullit, i cili thotë “Unë jam një rrëmujë”, por që ajo ishte e vendosur të realizonte një këngë me tematikë të tillë dhe që rezultoi skajshmërisht e suksesshme.