VIDEO nga SYRI TV/ Tërmeti i të mërkurës, sizmologu Dushi, qetëson qytetarët: Në tjetër vatër

Tërmeti i të martës për sizmilogun Edmond Dushi nuk kanë lidhje me tërmetin e 21 shtatorit të dy viteve më parë. Sipas tij dy janë dy tërmete në zona tërësisht të ndryshme sizmike dhe nuk kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin.

Nga SYRI TV

Sizmologu Edmond Dushi në një intervistë për SYRI TV ka qetësuar qytetarët se tërmeti i kësaj të marte nuk ka asnjë lidhje me tërmetin 21 shtatorit të vitit 2019 i cili u pasua nga një tjetër goditje më e fuqishme.

Eksperti i sizmologjisë u shpreh se epiqendra e të dy këtyre lëkundjeve nuk është e njëjtë dhe nga të dhënat nga nëntoka nuk shihet asnjë lidhje.

Dushi nuk la pa theksuar se vendi ynë ka aktivitet të vazhdueshëm sizmik dhe nën toka vijon të jetë në lëvizje edhe pse njerëzit nuk arrijnë ta dallojnë dhe kuptojnë.

Lëkundjet e tërmetit këtë të martë që kalojë ishin me magnitudë 3.7. Epiqendra ishte 24 km larg Tiranës, ndërsa thellësia ishte 1 km. Ky tërmet vjen 2 vite pas një tjetër tërmeti të fortë në vendin tonë, ai i 21 shtatorit 2019.