‘Berisha nuk e nxori nga zyra me 5 mijë mbështetës’/ Gjata: Basha mund të presi amerikanët, por s'do ketë më PD

Pas vendimit antistatutor të Lulzim Bashës, i cili përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, drejt tij ka pasur një sërë kundërshtish të hapura nga figurat politike brenda PD.

Sipas Çlirim Gjatës, Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

‘Nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD’ ka theksuar Gjata.

“Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në abcnews.

Sipas Gjatës, Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD.

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, tha Gjata.