E rëndë në Elbasan/ Humb jetën 6 vjeçari, ra nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës, ndërron jetë në spital 6-vjeçari

Policia e Elbasanit/ Informacion paraprak

Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen ‘28 Nëntori’, Elbasan, shtetasi O. L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.