", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/22/auto_Screenshot_61632317941.jpg", "width": 900, "height": 946 } }

Vritet policja speciale amerikane, shpërblim 5-shifror për informatorët

Një polic i njësisë speciale në Shtetet e Bashkuara është vrarë përderisa ishte në detyrë në Uashington të martën në mbrëmje, njoftuan autoritetet amerikane.

Komandanti i policisë në kryeqytetin e ShBA-së, Robert Contee, tha se policja, emri i së cilës nuk u publikua, u gjet e plagosur me armë zjarri pas orës 20 e 30 minuta të së martës në pjesë juglindore të Uashingtonit.

Burimet policore i thanë televizionit Fox News se policja ishte pa vetëdije dhe nuk ishte duke marrë frymë, kur forcat e sigurisë arritën në vendin e ngjarjes, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është fatkeqësi. Zemra ime është me familjen e kësaj oficere të policisë speciale”, tha komandanti i policisë së Uashingtonit në një konferencë për gazetarë. Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.

Policia ofron deri në 25 mijë dollarë për ata që ofrojnë informata që çojnë në arrestime dhe dënime për vdekjen e polices. Autoritetet i publikuan numrat e telefonit ku mund të thërrasin ata që kanë informata.