Ironia e Shanos: Leksioni i ri në West Point; Si të mbrohet SHBA nga një Kuvend Partie

Analisti Dritan Shano ka ironizuar vizitën e Edi Ramës në West Point, SHBA dhe deklarata e Bashës në Tiranë se nuk do të lejojë një kongres që të diskutojë vendimet e Amerikës.

Shano shkruan se në Akademinë Ushtarake të SHBA do të shtohet një leksion me temën: ‘Si të mbrojmë Shtetet e Bashkuara nga ndonjë kuvend partie - rasti i Lulzim Bashës nga Shqipëria.’

Reagimi i Dritan Shanos:

Detyra, Nderi, Atdheu.

Në Akademinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, West Point, New York - ku sapo ishte për vizitë Kryeministri shqiptar Rama, i shoqëruar nga Ambasadorja e SHBA në Tiranë - në semestrin e dytë, në lëndën ushtarake ‘Mbrojtje Strategjike’ do të mbahet një leksion me temën: ‘Si të mbrojmë Shtetet e Bashkuara nga ndonjë kuvend partie - rasti i Lulzim Bashës nga Shqipëria.’

Ky leksion do të paraprijë lajmërimin për fituesin e çmimit ‘Sylvanus Thayer’, i cili bëhet çdo vit, në mbarim të stinës së dimrit.

Pjesëmarrja e lirë, do ngeleni të kënaqur.