Kanadezja tregon si i rrëmbyen xhihadistët në Burkina Faso - FOTO

Ouagadougou, Burkina Faso - Gati një vit e gjysmë pasi u rrëmbye nga ekstremistët islamikë në Burkina Faso, Edith Blais rrezikoi jetën për t’u arratisur, nga frika se kurrë nuk do ta linin të lirë.

"Ajo që mendon është se – ose do të qëndrosh atje gjithë jetën dhe do të vdesësh atje ose të provosh të bësh diçka," i tha Blais, The Associated Press, me telefon, përpara botimit kësaj jave të librit të saj që rrëfen këtë histori "Pesha e Rërës: 450 ditët e mia si peng në Sahara. "

37-vjeçarja kanadeze dhe shoqëruesi i saj italian Luca Tacchetto, u kapën nga xhihadistët në dhjetor 2018 në Burkina Faso gjatë turneut në rajon dhe përpjekjes për të kaluar në shtetin fqinj Benin.

Të dy u mbajtën në shkretëtirën që gjendet në veri të Malit për 15 muaj para se t’ia mbathnin një natë në këmbë.

Për të fituar kohë, Blais e mbushi shtratin e saj në formën e një trupi për ta bërë të dukej sikur po flinte, tha ajo.

Ata u ndihmuan gjithashtu nga era e fortë, e cila fshiu gjurmët e tyre mbi rërë duke e bërë të vështirë për xhihadistët t'i gjurmonin.

Pas një ecjeje prej tetë orësh, të dy arritën në një rrugë kryesore dhe ia bënë me dorë një kamioni, që i çoi në një bazë të Kombeve të Bashkuara.

"(Të qenit e lirë) ishte e vështirë të besohej, është sikur të jesh akoma në makth dhe nuk mund të zgjohesh dhe e di që po përfundon," tha Blais. "Ka kaq shumë emocione, dhe atëherë kisha frikë për të gjithë ata që kishin mbetur, kisha frikë për italianët, kisha frikë se ata do të dënoheshin sepse ne shpëtuam."

Për gjashtë vjet, grupet xhihadiste të lidhura me al-Kaedën dhe Shtetin Islamik në Sahel, në hapësirën e madhe në jug të shkretëtirës së Saharasë, e kanë përdorur pengmarrjen për shpërblim si një mënyrë për të financuar operacionet dhe për të zgjeruar praninë e tyre.

 Njëzet e pesë të huaj janë rrëmbyer në Sahel që nga viti 2015 dhe 10 mbeten rob, sipas Projektit të të Dhënave ACLED.

Blais dhe Tacchetto janë dy pengje perëndimore që dihet se janë arratisur. Tre janë vrarë, tre janë çliruar nga forcat franceze dhe amerikane dhe shtatë janë liruar, tha organizata.

Mes të arrestuarve është edhe gazetari francez Olivier Dubois, i cili u rrëmbye në prill nga Mali. Mes të liruarve është 75-vjeçarja franceze e ndihmës Sophie Petronin, dy italianë dhe një politikan i shquar malian, të cilët u liruan në një shkëmbim të të burgosurve në tetor për gati 200 militantë islamikë.

Në Burkina Faso, ku dhuna xhihadiste është rritur vitet e fundit, duke vrarë mijëra dhe duke zhvendosur më shumë se 1.4 milionë njerëz, 10 emigrantë janë rrëmbyer dhe ekspertët e konfliktit thonë se sa më gjatë të vazhdojë kriza luftarake dhe humanitare, marrja e pengjeve do të rritet.