Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Kamioni ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë i cili ka humbur jetën në vend.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur ‘Misto Mame’ Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.