Vdekje edhe mes të vaksinuarve/ Shumë gra shtatzëna të shtruara, disa rëndë

Prof. Dr. Dhimitër Kraja ka dhënë hollësira të mëtejshme sot në mbledhjen e Komitetit Teknik pë pandeminë Covid-19 në Shqipëri. Ai evidentoi si dukuri në këtë moment, infektimin e grave shtatzëna.

Prof. Dr. Kraja tha se të shtruarit që vijnë janë kryesisht nga  Tirana, Durrësi, Elbasani, nga 18 – 89 vjeç po mbizotëron grupmosha 50-65 vjeç.

Vihet në dukje se në këtë fazë ka më shumë raste të grave shtatzëna,që vijnë me COVID,  një pjesë e të cilave janë edhe në forma serioze.

Duhet vënë në dukje se 95% e rasteve janë të pavaksinuar.

Përsa i përket formave klinika, rreth 65% paraqesin forma të mesme të rënduara ose të ndërlikuara nga sëmundjet patologjike kronike që kanë ata.

24% janë afërsisht forma të rënda dhe 13 % forma kritike. Të intubutuar janë 13 të sëmurë.

A ka të vaksinuar të cilët janë të infektuar dhe të shtruar në spital?!

Po, një 0, 001% e rasteve të tilla janë të infektuar dhe të shtruar, një kontigjent shumë i vogël.

A ka fatalitete ndërmjet të vaksinuarëve? Ka dhe ato janë ende mjaft më të vogla.