Nënë për herë të dytë/ Miliardieria 24 vjeçare tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

Kylie Jenner po kalon periudhën më të bukur të jetës së saj pasi është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Personaliteti i famshëm televiziv konfirmoi shtatzëninë e saj të dytë përmes mediave sociale duke treguar testin pozitiv dhe postimi i saj u bë viral në vetëm disa orë.

Ndërsa disa orë më parë, Kylie Jenner publikoi për herë të parë foto në llogarinë personale në Instagram, ku tregoi barkun e rrumbullakosur.

24-vjeçarja dhe partneri i saj Travis Scott tashmë kanë dhe një vajzë, trevjeçaren Stormi.