VIDEO/ Komiteti Teknik njofton për përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vend

Komiteti Teknik për pandeminë COVID në Shqipëri ka njoftuar sot se situata epidomiologjike në vend  ka pësuar ndryshime të ndjeshme.

Dr. Mira Rakacolli tha se "Komiteti i Ekspertëve në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19 në mbledhjen e sotme diskutoi dinamikën e zhvillimit të situatës epidemiologjike në Shqipëri, në rajon, Europë dhe në botë. Natyrisht duke u mbështetur  në indikatorët që e monitorojnë këtë situatë.

Në vend vazhdojnë të mbeten nivele të larta të infeksioneve, që vërehet kjo në numrin e rasteve të reja ditore, në thirrjet e Urgjencës, në numrin e të shtruarëve në spital dhe natyrisht në numrin e jetëve të humbura. Por do të thoja se javën e fundit, siç e kemi thënë në raportimet tona të përditshme, kjo situatë ka mbetur e qëndrueshme."

Grupmoshat më të prekura mbeten 65-74 vjeç.

Në vijim, të dhënat nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën e epidemisë në vend dhe masat anticovid.
: