VIDE/ 200 familje të fshatit Zëmblak pa ujë, banorët kanë hapur puse pranë banesave

Një nga fshatrat e harruar të Korçës mbetet fshati Zëmblak i cili ndodhet  rreth 15 km larg qendrës së qytetit. Rruga e shkaterruar dhe mungesa e ujit te pijshem jane problematikat me te cilat banoret e ketij fshati duhet te perballen cdo dite.

Syri Tv

Edhe pse ndodhet vetëm 15 kilometra larg Korçës banorët për më shumë se 30 vjet nuk njohin rrjet ujësjellësi dhe ujë të pijshëm në banesat e tyre.

Bashkia e Korçës e ka premtuar me qindra here rikthimin e ujit në këtè zone por banoret theksojne faktin se  ende nuk është bèrë dicka konkrete.

Edhe pse e kane anketuar disa here problemin prane Bashkise Korçë banorët e fshatit Zëmblak ende janë pa ujë të pijshëm në rubinetat e banesave të tyre.