VIDEO/ Çelet ekspozita ‘Anatomia e imazheve’, Edvin Çelo sjell portretet e figurave publike

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është çelur ekspozita “Anatomia e imazheve” e Edvin Çelos, që sjellë përmes 36 fotografish personazhet publikë në Shqipëri. Për fotografin ky është finalizim i një pune 10 vjeçare. Aktori Timo Flloko që është pjesë e ekspozitës u shpreh i befasuar nga portretet, të cilat sipas tij i përkasin kujtesës së vendit.

Një udhëtim përmes një procesi të gjatë fotografimi për të risjellë në fokusin më imtësor personazhet publikë përballë aparatit të tij. Ekspozita “Anatomia e imazheve” e Edvin Çelos, me imazhe të shkrimtarëve, politikanëve dhe drejtuesve fetarë, që vijnë përmes 36 shkrepjesh janë fryt i një pune 10 vjeçare, për të cilën Çelo thotë:

Për piktorin Vladimir Myrtezai, fotografi ka zgjedhur të jetë i kursyer e konstruktiv dhe diferencën vizuale ta ndërtojë përmes lehtësisë dhe vëzhgimit të imazhit.

Në ekspozitë mes figurash publike, ishte dhe ajo e aktorit Timo Flloko, që vlerësoi punën shumëvjeçare dhe përzgjedhjet e Edvin Çelos.

Për drejtuesin e Muzeut historik Kombëtar, portretet e këtyre figurave të zgjojnë ndjesinë e komunikimit me personazhet. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë, ndërsa dashamirësit e artit do mund të njohin perspektivën zhbiriluese të fotografit.