VIDEO- KAFE SHQETO/ Bytyçi: Lëvizja e Berishës i shërben PD-së

Analisti Enver Bytyçi ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV për të komentuar lëvizjen e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se Berisha është rritur nëpërmjet sfidave, ndërsa theksoi se kjo lëvizje do i shërbejë PD-së.

“Debati që ka nisur në PD është një debat i domosdoshëm, ndoshta i vonuar, por mesa duket, vendimi i zotit Basha përveç efekteve negative, ka një efekt shumë të madh pozitiv, pasi po shërben për shkundje të madhe të PD-së.

Zoti Berisha është rritur nëpërmjet sfidave, është bërë aktiv në shërbim të kauzave dhe të interesave jo vetëm të PD-së, por edhe të vendit. Rasti është që Berisha po ballafaqohet me një sfidë e re. Ndoshta nuk është sfida më e madhe e jetës së tij, por në rastin konkret, sfida nuk është e lehtë.

Ai ka përballë disa aktorë dhe faktorë të rëndësishëm. Ka përballë multimiliarderin Soros dhe organizatën e tij kriminale për demokracinë në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Zoti Berisha është rritur dhe forcuar me sfida të mëdha. Ajo që më bën përshtypje është se energjitë e zotit Berisha janë të njëjta si të para 30 viteve. Kurse forca e mendimit dhe logjika janë 10 herë apo 20 herë më të fuqishme se para 30 vitesh.

Kjo lëvizje është e dobishme dhe do jetë një lëvizje e suksesshme.

Zoti Basha ka dalë përballë zotit Berisha në emër të Sorosit. Ai duhet të dorëhiqet dhe të shkojë në një garë të ndershme për të drejtuar PD-në. Anëtarët e PD kanë të drejtën të vendosin me votën e tyre se kush do i drejtojë dhe kush do i përfaqësojë. Jam i bindur se Berisha nuk e kryen këtë lëvizje për interesat e tij personale. Por kjo lëvizje i shërben dhe do i shërbejë PD-së që ajo të shndërrohet në parti mazhorancë në këtë vend,” tha Bytyçi.

Ndiqeni më poshtë videon e plotë: