Broja humb penalltinë, Southampton i shpëton eleminimit

I aktivizuar titullar nga trajneri Hasenhuttl ndaj Sheffield Utd, Broja nuk arriti të shënonte gjatë 90 minutave, që u mbyllën barazim 2-2.

Një 11-metërsh i humbur por fatmirësisht gabimi i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare nuk e dëmtoi Southamptonit, që kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Kupës së Ligës në Angli, ose siç njihet ndryshe, Carabao Cup.

 Për vendësit realizuan Stevens dhe McBurnie ndërsa për ekipin e shqiptare Diallo dhe Salisu.

Skuadra që do të vijonte më tej në Carabao Cup do të përcaktohej nga goditjet e 11-metërshave.

Broja ishte i vetmi që gaboi nga futbollistët e Southamptonit në serinë e tretë të penalltive, ndërsa nga lojtarët e Sheffieldit u treguan të pasaktë Brewster dhe McBurnie, pa qenë nevoja të të ekzekutohet 11-metërshi i pestë nga vendësit.