Protesta në Gjermani/ Klienti vrau punonjësin pasi i kërkoi të vinte maskën

Ngjarja e ndodhur të shtunën e javës së kaluar ku një 20 vjeçar u qëllua për vdekje nga një klient, pasi ky i fundit refuzoi të mbante maskë kundër COVID, ka shkaktuar reagime të shumta në vend.

Autori i vrasjes, një 49 vjeçar është shprehur se nuk i respektonte masat kufizuese si pasojë e pandemisë, çka e ka çuar atë në rritim pas kërkesës së të riut dhe në përfundim duke e qëlluar për vdekje. Ai është lënë në burg deri në marrjes e një vendimi nga gjykata.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një karburant, ku i riu punonte gjatë kohës së studimeve. Ai kishte refuzuar t’i shërbente klientit i cili nuk kishte maskë. I mërzitur, ai u largua duke lënë birrat në banak dhe u kthye gjysmë ore më vonë me maskë, të cilën e hoqi për të provokuar të riun. Në momentin kur ai i tha të vinte maskën, klienti nxori një pistoletë nga xhepi i tij duke e lënë të vdekur në vend.